E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohet Reali

Real Madrid është turpëruar të martën mbrëma, pasi ka pësuar debakël në ndeshjen e së 16-ës së finales së Kupës së Spanjës, nga skuadra e ligës së tretë spanjolle, Alcorcon. Mungesa e Kakà e Cristiano Ronaldo, nuk mjafton që të arsyetohet kjo humbje historike.

Trajneri Manuele Pelegrini këtë humbje e ka quajtur turp, ndërsa drejtori Valdano u ka kërkuar falje të gjithë tifozëve madrilen. Pa folur nuk ka mbetur as kapiteni Raul Gonzalez. Na dhanë një leksion dhe na përulën, tha sulmuesi spanjoll.

Mediat spanjolle e kanë kritikuar shumë të mërkurën klubin i cili shpenzoi më së shumti para gjatë verës që shkoi. Këto media, në shkrimet e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të trajnerit Pellegrini.

Golat për Alcorcon i shënuan Borja (16' e 52'), autogol Arbeloa (22) e Ernesto (40). Tek Real Madrid, në përballje me Alcorcon, luajtën shumica e futbollistëve të përbërjes së parë.

Kjo ishte përbërja e klubit madrilen: Dudek; Arbeloa, Albiol, Metzelder, Drenthe; Mahamadou Diarra, Guti (46' Gago), Van der Vaart; Granero (63' Marcelo); Raul (72' Van Nistelrooy), Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›