E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andre Agassi: Kam përdorur drogë

Tenisti me famë botërore Andre Agassi pranon se ka përdorur droga të rënda gjatë karrierës së tij. Këtë fakt ai e ka shrkuar në autobiografinë e tij që do publikohet në 9 nëntor në SHBA. Kampioni i tenisit amerikan , sot 39-vjeçar ka rezultuar pozitiv në një kontroll në vitin 1997, por gënjeu autoritetet sportive për t'i shpëtuar pezullimit. Pasi rezultoi pozitiv, Agassi u shkroi drejtuesve të ATP-së së një shok i kishte hedhur në pije drogën dhe u kërkoi që të mos nënshkruanin pezullimin e tij. Ish kampioni shton se ka jetuar për shumë kohë edhe ankthin e dhunës së babait.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›