E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqi – Serdar Karagoz drejtori i ri i AA

Serdar Karagoz mori detyrën si drejtori i ri i agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Ish-drejtori i agjencisë, Senol Kazançi tha në fjalimin me rastin e dorëzimit të detyrës se gjashtë vite në krye të AA-së kishin qenë vite të një pune intensive për suksesin e saj.

“Anadolu Agency është një ndër institucionet më të rëndësishme të Turqisë. Misioni i përçimit të zërit të vendit tonë… na ngarkon me një përgjegjësi të madhe. Suksesi i AA-së në arenën ndërkombëtare të medias na jep përgjegjësi edhe më të madhe pas kësaj”, u shpreh Karagoz./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›