E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi Gjykata liron Izet Haxhine i denuar per vrasjen e Hajdarit

TURQI- Izet Haxhia i denuar per vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari ne mbremjen e 12 shtatorit te vitin 1998 eshte liruar sot nga burgu ne Turqi ku dhe ishte arrestuar per llogari te drejtesise shqiptare. Lajmi eshte konfirmuar nga familjaret e Haxhise ndersa zyrtaret e Tiranes nuk e kane konfirmuar ende lajmin.

Izet Haxhia eshte denuar me 25-vjet burg ndersa u ndalua ne Turqi me 3 qershor te vitit 2006. I ndodhur ne arrati Haxhia ka kerkuar azil ne Turqi por nje gje e tille i eshte mohuar.

Drejtesia shqiptare kerkonte qe Haxhia te ekstradohej drejt vendit te tij por as kjo kerkese nuk eshte marre parasysh ndersa sot Gjykata Supreme e Turqise ka dhene vendimin per ta lene te lire.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›