E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Gerdeci u favorizua nga deshmite e rreme

Sipas prokurorise per demontimin e armeve jane shmangur uzinat e Gramshit dhe te Policanit.

Prokuroria ka deklaruar gjithashtu se firma amerikane SAC nuk ishte licencuar per demontimin e armeve. Ndaj kjo kompani nuk mund te perzgjidhte vendin se ku do te shkaterroheshin armet e vjetra.

Sipas akt-akuzes Gerdeci u zgjodh nga deshmite e rreme te dy ish-krereve te uzinen. Dy zyrtaret kishin mashtruar me te dhenat per te favorizuar Gerdecin. Prokuroria thekson gjithashtu se kompania SAC ishte e konfiskuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Prokurori Genci Hana ka paraqitur ne seance raportin e tij prej 20 faqesh ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Akuzat e ngritura nga prokurori jane kundershtuar nga avokati mbrojtes i Mihal Delijorgjit Maks Haxhia i cili ka deklaruar ne seance se prokurori po mban nje qendrim diferencial pasi keto prova nuk mund te administrohen ne dosje te organit te akuzes.

Me tej avokati ka sqaruar se prokurori nuk mund te paraqese fakte per persona qe nuk i ka te pa ndehur duke folur per Patrik Henryn drejtuesin e kompanise SAC.

2010-10-11 1205

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›