Turqi Partia e Kryeministrit Erdogan fiton nje mandat te trete

Ne Turqi partia ne pushtet siguroi nje fitore te ndjeshme ne zgjedhjet e djeshme parlamentare por jo shumicen prej 2 te tretash per te ndryshuar kushtetuten. Pas numerimit te gati te gjitha votave televizioni shtetror njoftoi se Partia per Drejtesi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tajip Erdogan kishte fituar 50 per qind te votave. Partia Republikane e Popullit me e madhja e opozites fitoi 26 per qind te votave ndersa Partia Nacionaliste per Veprim 13 per qind. Zoti Erdogan e cilesoi rezultatin e zgjedhjeve nje fitore per demokracine paqen dhe stabilitetin.
Shume votues turq mirepriten rezultatin e zgjedhjeve parlamentare me shprese se Tuqia do te vazhdoje te perjetoje nje zhvillim te mire ekonomik nje diplomaci te shendoshe e ndoshta edhe ndryshimin e kushtetutes se miratuar ne kohen e sundimit ushtarak. Disa banore te Stambollit shprehen kenaqesi te vecante rreth rezultatit te zgjedhjeve qe mbajten ne pushtet kryeministrin Erdogan.
Nuk kam pare ndonje gje negative prej tij. Per mua ai eshte i mire e blej karburantin me lire ne det cdo vit kam nje perfitim te vogel prej tij dhe per kete jam mirenjohes tha Bolu Beji njeri prej peshkatareve ne tregun e peshkut ne Stamboll.
Edhe te tjere shprehen te njejtin mendim. Mesuesi ne pension Ismail Firtina tha se edhe per te rezultati ishte pozitiv.
Nuk ka udheheqes te tjere ne Tuqi ai eshte personi i duhur tha ai ndersa peshkonte nga ura Galata e qytetit.
Gjithashtu duke peshkuar nga ura Galata ishte pensionisti Kasim Sakaci i cili vuri ne dukje se megjithe fitoren partia ne pushtet humbi disa vende ne parlament.
Megjithese partia e tij fitoi me shume vota ajo humbi vende ne parlament nga 341 vende qe kishte me pare tani ka 325 vende.
Fitorja e 325 vendeve ne parlamentin me 550 vende i jep partise se zotit Erdogan nje shumice qe siguron vazhdimin e sundimit nga nje parti e vetme. Megjithate asaj do ti duhet mbeshtetja e partive te tjera per te bere te mundur ndryshime kushtetuese. Megjithese ka zbatuar nje numer reformash demokratike qeveria eshte perballur me kritika ne rritje se perpiqet te konsolidoje pushtetin ne dem te shtimit te konsensusit.
Nderkaq perkrahesit e Partise per Drejtesi dhe Zhvillim filluan festimet qe heret sapo filluan te dalin rezultatet kur u be e qarte se Kryeministri Recep Tajip Erdogan do te siguronte nje fitore te thelle. Partia e tij e cila beri fushate duke reklamuar ekonomine e fuqishme mori pak me shume se 50 per qind te votave. Zoti Erdogan iu drejtua perkrahesve ne seline e partise ne Ankara me nje mesazh per te gjithe vendin
Kjo eshte nje fitore per Turqine. Kjo eshte fitore per demokracine stabilitetin dhe paqen. Kjo eshte fitore per te gjithe 74 milione banoret.
Por suksesi thone vezhguesit nuk perfaqeson epersine e shpresuar per zotin Erdogan. Kryeministrit i duheshin edhe 40 vende te tjera per te siguruar 2/3 e parlamentit gje qe ben te mundur ndryshimin e kushtetutes. Kushtetuta e re ishte nje nder zotimet kryesore gjate fushates. Por ka shqetesime ne rritje si brenda edhe jashte Turqise se nese zoti Erdogan do te kishte arritur pikesynimin e tij ai do te kishte ne duar nje kontroll teper te madh. Aktualisht kryeministri nuk kontrollon as 330 vendet qe nevojiten per te paraqitur ndryshime kushtetuese ne forme referendumi.
Zoti Erdogan nuk e permbushi objektivin e tij pasi kandidatet e mbeshtetur nga Partia per Paqe dhe Demokraci me pikepamje pro-kurde munden kandidatet e partise se zotit Erdogan.
Vezhguesit thone se zgjedhjet sherbyen per te vene ne dukje rendesine ne rritje te levizjes per te drejtat e kurdeve. Kjo ceshtje pritet te jete nje nder me te rendesishmet dhe me te nxehtat e cdo kushtetute te re.
Megjithese kryeministri Recep Tajip Erdogan ka nje shumice masive ne parlament atij do ti duhet te kerkoje mbeshtetje nga se paku nje parti tjeter per te miratuar nje kushtetute te re.