Energjia diellore ndihmon sistemin hekurudhor te Belgjikes

Energjia diellore po ndihmon sistemin hekurudhor te Belgjikes fale punes se nje kompanie britanike.
Por mungesa e buxhetit nga ana e Britanise se Madhe per energjine alternative ka te ngjare qe ta beje realitet kete ide ne nje vend tjeter e jo ne Angli.
16 mije panele diellore jane instaluar pergjate Brukselit e Amsterdamit ne nje gjatesi prej 3 km e gjysem - e para here qe kjo nisme realizohet ne Europe. Energjia diellore e mbledhur prej tyre mund te prodhoje energji te mjaftueshme diellore per te mundesuar udhetimin e 4000 udhetimeve me tren cdo vit.
Ky projekt ka nje kosto prej 23 milion dollaresh dhe pasi projektuesit e pane se nuk mund te zbatohej ne Britani perzgjodhen Brukselin pasi dhe moti eshte thuajse i njejte ne te dy vendet.
Qeveria e Britanise se Madhe ka shkurtuar buxhetet per energjine e paster cka nuk jep mundesine qe ky projekt te marre jete ne kete vend pasi nuk hyn ne projketet qe hap vende pune ndonese ndihmon Britanine te plotesoje standartet e enrgjise se paster.
Ministri britanik i Energjitikes thote se ndonese ky projekt nuk mund te gjeje zbatim ne periudhen afatshkurter duhet qe projekte te tilla te zbatohen dhe pershtaten per ne shkalle te gjere.