E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Rama do të takohet sotme homologun e tij Erdogan

TURQI - Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, që ndodhet në Turqi prej ditës së djeshme, do të takohet sot në orën 14.30 me kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan. Po sot, Rama do të takohet edhe me dy ministra për të rakorduar punën konkrete ndërmjet dy qeverive.

Dje, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u ftua nga CNN-i turk për të dhënë një intervistë lidhur me qeverisjen e tij, intervistë e realizuar nga drejtoresha e lajmeve ndërkombëtare e këtij televizioni në Stamboll. Në fokus të intervistës ishin projektet e Ramës në qeverisjen e re dhe përvoja e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Gjatë intervistës, Rama tha se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë; sipas tij, bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›