Ja tetë ministrat e kabinetit Rama të kualifikuar në SHBA
Ambasada e SHBA në Tiranë shprehu dje, vlerësimin për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama”.
Në një deklaratë të saj, kjo ambasadë thotë ndër të tjera se: “Pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave, për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euroatlantik”.
Po kush janë ministrant e kabinetit të ri qeveritar të cilët janë kualifikuar në SHBA?.
TETË MINISTRAT E QEVERISË RAMA TË KUALIFIKUAR NË SHBA
1. ARBEN AHMETAJ (PS)
- M.A. Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson Universiteti Kentucky, SHBA, Diplomuar dhjetor 1996.
- Universiteti George Washington, Diplomuar, Departamenti i Ekonomisë: Menaxhimi i Politikave Ekonomike Publike.
- Universiteti Georgetown, Edmund Walsh School of Foreign Service, Washington, SHBA.
- Bursa awards Patterson 1994. George Town University program, Mbështetur nga Kongresi USA, 1999.
2. DITMIR BUSHATI (PS)
- 2003: Diplomë trajnimi, Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare, Dallas
- 2006: Diplomë trajnimi nga programe pasuniversitare nga Universiteti i Harvardit.
- 2007-2008: Autor i Raportit për Shqipërinë të Kombeve në Tranzicion të Freedom House dhe si Reporter i Shoqatës Europiane për të Drejtën Ndërkombëtare.
- Bushati ka shërbyer si konsulent në disa projekte të BE-së, OSI, Bankës Botërore, GZI, IOM, USAID, Fondacionit Friedrich Ebert, SNV.
3. EGLANTINA GJERMENI (PS)
1997-1998: Master në Punë Sociale, Grand Valley State University, Grand Rapids, Michigan, SHBA.
4. DAMIAN GJIKNURI (PS)
Studime pasuniversitare jashtë vendit:
- Master of Arts në Politikat Publike me fokus; Çështjet e Sigurisë Kombëtare në NPS.
- Janar 2003-qershor 2004: School Monterey, Kaliforni, SHBA.
5. ERION VELIAJ (PS)
- Kreu studimet për shkenca politike në Grand Valley State University, Michigan, Shtetet e Bashkuara, dhe studimet master në University of Sussex.
- Ka punuar për organizata dhe agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Afrikën Lindore dhe Kosovë.
6. NASIP NAÇO (LSI)
Pjesëmarrës në disa seminare dhe kurse trajnuese të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e të drejtës penale e procedurës penale, të përmbarimit, gjyqësor, të policisë etj.
7. EDMOND HAXHINASTO (LSI)
Në vitin 2000 mbaroi studimet Master në Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Udrou Uillson në Universitetin e Princtonit, ShBA.
8. EDMOND PANARITI (LSI)
- Viti 2000: Fulbright Research Grant në Toksikologji, Universiteti i Misisipit, Departamenti i Shkencave Veterinare
- Viti 1995: Fulbright Research Grant në Toksikologji, Universiteti i Kentakit, Departamenti i Shkencave Veterinare. Kentucky USA.