Turqi adoleshenti therret ne resortin turistik

Një adoleshent britanik është në luftën për jetën e tij, pasi u qëllua 17 herë me thikë në një komplesk turistik në Turqinë Jugore.
17-vjeçari Dwayne Ward, nga Midëllsbrou, u gjet në grahmat e fundit të jetës, i zhveshur, në një park pjesë e një resorti në Tepe, Marmara. Autoritetet turke raportuan se dy vendas janë arrestuar sakaq, në lidhje me këtë krim. Ministria e Jashtme Britanike konfirmoi vërtetësinë e këtij lajmi. Gjimnazisti u qëllua barbatisht me thikë pasi dyshohet se kishte ngjallur xhelozinë e vendasve, pasi ishte parë duke u puthur me një vajzë të atij qyteti. Për momentin, burimet spitalore nuk japin asnjë prognozë mbi fatin e adoleshentit, i cili ka plagë të thella në fyt, bark, shpinë dhe stomak. Një ngjarje e tillë e rëndë, së bashku me protestat mbarëkombëtare që janë ndezur aktualisht në Turqi, rrezikon të dëmtojë edhe më shumë turizmin turk në këtë verë që paralajmërohet si e vështirë për hotelet dhe resortet e mirënjohura bregdetare të vendit. / Top Channel