E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, nis procesi kundër të akuzuarve për komplot

Gjeneralët Sener Erujgur dhe Hursit Tolon janë të akuzuar se ishin liderë të unazave të grupit të ashtuquajtur Ergenekon, për të cilin prokurorët thonë se ka planifikuar nisjen e sulmeve me bomba dhe të vrasjeve me qëllim që ta detyrojnë ushtrinë që të angazhohet kundër qeverisë.

Aktualisht në Turqi po mbahet edhe procesi kundër 86 vetave, përfshirë gazetarë, shkrimtarë dhe akademikë.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë për shfrytëzimin e këtij rasti për të frikësuar mbrojtësit e sistemit sekularist në Turqi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›