E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ rrëzon kërkesën e PDI-së për Fierin

Rrëzimi i ankimimit erdhi pasi KQZ-ja hodhi poshtë kërkesën me shumicë votash. 

PDI ankimon Fierin; Ristani e mbështet

Tiranë (12:24)– Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate lidhur me ankimimin e Partisë Demokraci për Integrim për 4 qendra në KZAZ-në e Qarkut të Fierit. Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ-së Arben Ristani ka deklaruar se në dy prej këtyre qendrave, rezultatet e zgjedhjeve janë të pa vlefshme.

 “Në qendrat e votimit 3185  dhe 3188 zgjedhjet janë të pa vlefshme. Mendoj se këto dy qendra është shkelur ligji”, tha Ristani. Ai e ka vlerësuar si brenda afatit kërkesën e PDI-së, për ankimimin, pasi përfaqësuesi socialist tha se kërkesa e kësaj partie ishte jashtë afatit.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ Genc Gjonçaj ka deklaruar se Qarku i Fierit është mbyllur tashmë dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka marrë një vendim për të si dhe për qendrat e ankimuara.

Partia e njohur si partia e çamëve ka ankimuar në KQZ qendrat 3185, 3188, 3196 dhe 3006.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›