Turqi nxirret nga rrenojat 13 vjecari

Një djalosh 13 vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat shkaktuar nga tërmeti në Turqi, pasi kishte 108 orë poshtë tyre.
Djali i plagosur u shpëtua nga një ndërtesë e shembur në Ercis.
Vetëm disa orë më parë një burrë u lirua nga një pallat i rrafshuar dhe u dërgua menjëherë në spital.
Por zyrtarët thonë se shpresat janë në venitje, për të gjetur të mbijetuarit e pas tërmetit 7.2 ballësh të së dielës, i cili vrau të paktën 523 njerëz.
Deri tani 185 njerëz janë shpëtuar, por qindra janë ende të humbur.
Shiu dhe bora vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e grupeve të shpëtimit.
Djali që shpëtoi, i quajtur Ferhat Tokaj, u gjet i gjallë të enjten në mbrëmje dhe u nxorr nga ekipet e shpëtimit herët në mëngjes.
"Ai u dërgua në spital në Sahra dhe shëndeti i tij duket i mirë," tha një zyrtar.
Ekipet e shpëtimit në disa vende janë duke vazhduar të gërmojnë nëpër rrënoja, por në vende të tjera ata kanë ndalur punën dhe vëmendja është kthyer për nevojat e të mbijetuarve.
Më shumë se 1.600 njerëz u plagosën nga tërmeti, i cili e kishte epiqendrën e tij në provincën Van.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut