Turqi, pas stuhisë priten rreshje më të fuqishme
Si pasojë e përmbyjtjeve të ditëve të fundit pati 30 viktima si edhe miliarda euro dëme materiale, sidomos shtëpi të shkatërruara nga stuhia e madhe.
Ndërkohë që zyrtarët lokalë janë duke punuar për të pastruar nga mbeturinat zonat që u përfshinë nga stuhia, rreshje më të mëdha priten në ditët në vijim.
Sukran Arslan, një banore e Stambollit, e cila pa skenën e tmerrshme të shkatërrimit të shtëpisë së saj tha se do të shkonte të jetonte për disa ditë te disa të afërm të saj, për të ardhur të hënën për të parë pasojat e tjera që do të kishte streha e saj nga rreshjet e reja të shiut në ditët e ardhshme.
"Ne nuk mund të mëjmë asgjë. Jemi të lumtur vetëm sepse shpëtuam kokën. Por kjo nuk do të thotë se do të braktisim shtëpinë tone të shkatërruar, kështu që do të kthehemi të hënën,"- tha ajo.
Si pasojë e stuhisë të fuqishme, 26 persona humbën jetën në Stamboll dhe katër të tjerë në zonat përreth. Sipas meteorologëve vendas, këto ishin reshjet më të fuqishme të 80 viteve të fundit në Turqi.