E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, shënohen 10 viktima nga tërmeti 5.7 ballë

www.youtube.com/watch?v=OX1RYsTI8Ag

Punëtorët e shpëtimit në Turqi vazhdojnë të nxjerrin personat të mbetur nën rrënoja pas shembjes së disa ndërtesave nga tërmeti 5.7 ballë.

Deri tani rezulton se 10 persona kanë humbur jetë nga shembja e më shumë se 25 ndërtesave.

Zyrtarët thonë se tre nga ndërtesat e shembura ishin ta pabanueshme pasi njerëzit ishin evokuar pas tërmetit të 23 tetorit prej 7.3 ballësh.

*   *    *

Të paktën 18 ndërtesa janë shembur në lindje të Turqisë nga tronditjet e një tërmeti 5.7 ballë, i cili e kishte epiqendrën 16 km larg qytetit Van, ku dhe u shembën ndërtesat. Në ndërtesat e shembura përfshihen dy hotele dhe një shkollë.

Goditja e tërmetit sipas qendrës sizmologjike turke është shënuar në orën 20:23 minuta. Televizioni turk TRT raporton se mbi 35 persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Rreth 1 400 tronditje pas tërmetit 7.2 ballë që goditi Turqinë tre javë më parë, tërmet i cili shkaktojë rreth 600 viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›