E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ndalon në kufi trenin me ngarkesë radioaktive

 

BEOGRAD- Serbia nuk ka lejuar të hyjë në territorin e saj një tren nga Bullgaria pasi u zbulua se kishte ngarkesë me material radioaktiv. Lajmi është bërë publik sot për AFP-në nga doganat serbe. “Punonjësit e doganës serbe zbuluan se radioaktiviteti ishte 3 mijë herë më i lartë se niveli i lejuar në ngarkesa” thuhet në deklaratën që doganat i kanë dërguar agjencisë së lajmeve, AFP.
Treni u ndalua në një pikë kontrollo në Dimitrovgrad, në qytet në kufi mes Serbisë dhe Bullgarisë. Treni po udhëtonte drejt Maqedonisë të premten kur u zbulua ngarkesa.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›