E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia e vendosur për reformat e integrimit në BE

Vjenë - Turqia shpreh edhe një herë vendosmërinë e saj për të vazhduar reformat në rrugën e integrimit për në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmon vetë shefi i diplomacisë turke, Ali Babaxhan, në vizitën e tij në Vjenë.

"Populli turk i mbështet këto reforma, dhe Turqia ndodhet në rrugë të mbarë. Rruga e reformave është e rëndësishme në vetvete, pavarësisht objektivit të anëtarësimit në BE", deklaroi ministri i Jashtëm turk, Ali Babaxhan në konferencën e shtypit.

Ankaraja filloi negociatat me BE-në që në vitin 2005, por ato po ecin shumë ngadalë. Shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë dyshuese rreth integrimit të Turqisë në familjen e përbashkët, për shkak se pjesa dërrmuese e popullsisë së saj është e besimit mysliman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›