E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision për hetimin e Ramës

Tiranë -Një tjetër komision hetimor do të ngrihet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Kërkesa vjen nga Partia Demokratike, e cila ka për qëllim të hetojë dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë. Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, tha për mediat se në mbledhjen e datës 12 prill, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, nga 30 projekte për punë publike dhe jopublike, 19 prej tyre ia ka dhënë studios ATELIERA 4, të drejtuar nga Alban Eftimi, ish-shef i urbanistikës në bashkinë e kryeqytetit dhe aktualisht përfaqësues i Edi Ramës në KRT.

"Kjo nuk është vetëm shkelje ligji, korrupsion dhe praktikë monopoliste, por është më tepër se kaq, një praktikë e pastër mafioze e dhënies së shërbimeve publike. Ndaj bazuar në Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit ne do të ngremë një komision hetimor që t'i themi 'stop' praktikave të pastra mafioze dhe përgjegjësit të shkojnë para ligjit", tha deputeti Xhaferri, njëkohësisht Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PD.

Edhe gjatë vitit 2003, Partia Demokratike ngriti një komision, i cili dështoi pasi nuk dha asnjë rezultat. Asohere Rama u hetua për shpërdorim detyre dhe fondet publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›