Turqia fushatë ndihmash për gazën
Ankara - Turqia është angazhuar në një fushatë për të mbledhur ndihma për popullsinë palestineze të Gazës. Shuma e parave që janë mbledhur në fushatën e ndihmave për Gazën që ka filluar deri tani i ka kapërcyer 63 milion lira turke (32 milion euro). Me lekët e grumbulluara nëpërmjet Entit të Banesave të Turqisë, TOKI, do të ndërtohen në Gaza spitale, shkolla dhe vendbanime. Rezultatin e fushatave të ndihmës për Gazën që kanë nisur institucionet publike turke e publikoi zëdhënësi i Qeverisë Xhemil Çiçek. Vlera e përgjithshme e ndihmave në të mira materiale si ushqime, ilaçe, pajisje sanitare, ambulanca, batanije që janë dërguar në Gaza është 9,5 milionë lira (5 milion euro). Kurse vlera e ndihmave në të mira materiale që janë mbledhur për Gazën deri në datën 2 shkurt ka arritur në 63 milion lira.
Në fushatën e Kryeministrisë janë mbledhur 11 milionë e 637 mijë lira, në fushatën e Ministrisë së Arsimit Kombëtar janë mbledhur 19 milionë e 725 mijë lira, në fushatën e Entit të Çështjeve Fetare janë mbledhur 28 milionë e 700 mijë lira. Edhe vlera e ndihmave që janë mbledhur në kuadër të fushatës që ka nisur Drejtoria e Përgjithshme e TRT-së i është afruar 3 milionë lirave. Këto ndihma do të shërbejnë si burim në punimet që do të bëjë në Gaza Enti turk i Banesave, TOKI.