E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 të plagosur nga një sulm i Izraelit në Gazë

Gaza - Në Rripin e Gazës Izraeli vazhdon të përdorë forcë të disekuilibruar. Pas sulmit të Hamasit me dy raketa edhe ushtria Izraelite është përgjigjur duke hedhur edhe ajo raketa. Në sulmin që bëri Izraeli nuk pati të viktima, por janë plagosur 4 vetë. Në deklaratën që bëri ushtria Izraelite u tha se ata kishin në shënjestër personat e armatosur të cilët kishin sulmuar Izraelin dy herë me murtaja.

Kurse në Rripin Perëndimor ushtarët Izraelitë kanë vrarë dy Palestinezë. Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert tha se "Në rast se sulmet kundër Izraelit do të vazhdojnë atëherë edhe ne do të tregojmë reagim të ashpër dhe do të përdorim forcë disproporcionale".

Izraeli në operacionet që kreu duke treguar si arsye sulmet e Hamasit me raketa, brenda 3 javëve vrau 1300 njerëz, shumica e të cilëve ishin civilë. Forca e disekuilibruar që përdori Izraeli u bë shkak i reagimeve nëpër botë. Kurse Hamasi ka deklaruar se ata e shikojnë ngrohtë shpalljen e një armëpushimi një vjeçar në rast se hapet kalimi kufitar i Gazës me Izraelin dhe Egjiptin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›