E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqia i tha “Po” anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO, Meta: Vendim i duhur për forcimin e sigurisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Turqisë, që i tha “po” aplikimit të  Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta e cilëson këtë vendim si të duhurin për forcimin e sigurisë së përbashkët.

“E përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të përbashkët Trilateral që i hap rrugë anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Vendim i duhur për forcimin e sigurisë së përbashkët në këtë periudhë sfidash kërcënuese për parimet dhe vlerat demokratike”, shkruan Meta.

Të tre vendet, Turqia, Finalnda dhe Suedia këtë të m artë nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›