E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia krahason Sirinë me Ballkanin

Turqia tha se mungesa e konsensusit ndërkombëtar për Sirinë, po i mundëson qeverisë së atjeshme që të vazhdojë me aksionet vdekjeprurëse ndaj mijëra njerëzve.

Ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu, tha se shkalla e vrasjeve është e njëjtë me atë të luftërave të Ballkanit të viteve 90-ta dhe i përshkruajti veprimet e regjimit sirian si “krime kundër njerëzimit”.

Ai i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me homologun italian, Gjulio Terzi.

Të dy ministrat kritikuan Sirinë për bllokimin e karvanit të Kryqit të Kuq, i cili po dërgonte ndihma për të ngujuarit të qytetin e Homsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›