Turqia padi Izraelit ne GJND

Turqia ka vendosur ta sfidojë bllokadën izraelite ndaj Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo është shenja më e fundit e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që prej sulmit të vitit të kaluar mbi flotiljen me ndihma për banorët e Gazës, si pasojë e të cilit humbën jetën 9 aktivistë turq.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu e bëri të qartë se Ankaraja nuk do ta pranojë rezultatin e raportit të OKB-së, që e konsideronte vërtet përdorimin e forcës të tepruar, por nga ana tjetër përligjte bllokadën si masë legjitime sigurie të Izraelit.
Komentet e Davutoglusë erdhën një ditë pasi Turqia dëboi ambasadorin izraelit dhe pezulloi bashkëpunimin ushtarak me shtetin hebre.
Zyrtarët izraelitë i Lindja e MesmeIzrael, protestë masive kundër varfërisëVestervele apelon për qetësi mes Izraelit dhe APIzrael, palestinezi plagos 7 persona cilësuan të cuditëshme veprimet e Turqisë. Izraeli t’ia nënshtrojë politikën e tij të jashtme kapriciove të të tjerëve, tha për CNN numri dy i diplomacisë izraelite, Danny Ayalon.
Mungesa e bashkëpunimit nuk na dëmton vetëm ne, ajo i dëmton dhe turqit dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejt, shtoi ai, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e një konfrontimi me marinën turke.
Ndërsa konflikti mes dy vendeve thellohet, përpjekjet për ndërmjetësim po shtohen. Departameneti Amerikan i Shtetit i kërkoi të dy qeverive në fjale t’i japin fund grindjes mbi misionin e përgjakshëm.
Thirrje për sheshimin e mosmarrëveshjeve mbërrijnë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon, i cili tha se Izraeli dhe Turqia janë shumë të rëndësishëm për rajonin dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Pritet miratimi i kalendarit 3-javor
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
“Berisha mbron Fazlliç me polici”
Topi: Fund krizës politike
“Basha i sulmuar nga kolegët”