E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez Argjentina te heq prestigjin


Carlos Tevez, sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares argjentinase, kritikoi trajtimin që i bëhet futbollistëve argjentinas kur luajnë me fanellën “albiceleste”.

“Të luash me kombëtaren ditët e sotme të ul prestigjin sepse nëse nuk fiton e ke keq punën. Nuk mund të arrihet në këto nivele. Unë nuk shqetësohem për gjërat që thuhen për mua, por kam familje dhe ata dëgjojnë që unë jam plehrë. Ky është keqtrajtim”, shprehet Tevez në një intervistë për ‘Fox Sports’.

“Të gjithë duam të fitojmë trofe me Argjentinën, por nuk kemi mundur të kemi sukses dhe për këtë kritikohemi. Nuk po them që nuk duhet të kritikohemi, por të thuash se një lojtar humbi penalltinë për të shkarkuar trajnerin është keqdashje”, shtoi sulmuesi.

Gjithashtu, Tevez mbroi Messin, shumë i kritikuar në Argjentinë për mungesën e trofeve me kombëtaren: “Nëse luajmë keq, faji i lihet gjithmonë Messit. Ai është futbollisti më i mirë në botë, është nga ata që ngrihet në mëngjes nga shtrati dhe fiton një kampionat.”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1)); Më shumë nga futbolli Brazil, Ronaldinho rikthehet në kombëtare
Ronaldinho është rikthyer në kombëtaren e Brazilit nga trajneri Mano Menezes për të luajtur miqësoren e sotme ndaj Ganës. Edicioni i parë i trofeut Supersport
Për herë të parë në këtë sezon, në prag të fillimit të Superligës shqiptare të futbollit, kompania Digitalb-Supersport ka zhvilluar turneun me tre skuadra për trofeun Supersport në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Blank vlerëson Shqipërinë
Franca ndodhet në Tiranë ku po përgatitet pas fitores me kuqezinjtë për ndeshjen e radhës me Rumaninë. Një ditë pas kësaj fitoreje të rëndësishme për ta, trajneri Loran Blank ka përgëzuar lojën e Shqipërisë duke theksuar vështirësitë e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Cristiano Ronaldo: Real Madridin e kanë zili
Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid dhe kombëtares portugeze, është nga ata futbollistë që thotë gjithmonë atë që mendon. Barcelona, Puyol mund të rikthehet ndaj Milanit
Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, mund të rikthehet të luajë sërish në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, më 13 shtator ndaj Milanit.

Lajmet kryesore

Kuvendi, nis sot sesioni i ri
Pritet miratimi i kalendarit 3-javor
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
“Berisha mbron Fazlliç me polici”
Topi: Fund krizës politike
“Basha i sulmuar nga kolegët”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›