E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia përforcon vigjilencën në kufi me Sirinë

ANKARA- Ushtria turke ka përforcuar nivelin e saj të vigjilencës përballë çdo incidenti të mundshëm me Sirinë, ndërkohë që Turqia mbështet plotësisht alternativën e një ndërhyrjeje ushtarake ndaj regjimit sirian, deklaroi sot shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu.

"Që prej ngjarjes së sulmit kimik, ne ndodhemi në gatishmëri dhe kemi rritur nivelin e vigjilencës", deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Davutoglu për shtypin.

Për sa i përket natyrës së mundshme të një ndërhyrjeje ndaj regjimit të presidentit, Bashar al-Assad dhe rolit të angazhimit turk në të, Davutoglu u shpreh se të gjitha opsionet ishin marrë parasysh.
"Në situata të tilla kritike, të gjitha alternativat, opsionet, dimensionet dhe skenarët duhet të merren parasysh", theksoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›