E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku në gatishmëri në rast ndërhyrjeje ushtarake në Siri

BAGDAD- Kryeministri irakian, Nouri al-Maliki shprehu sot kundërshtimin ndaj një ndërhyrjeje ushtarake të huaj në Siri, duke shpallur gjendjen e gatishmërisë për të shmangur efektet e mundshme të krizës në vendin e tij.

"Shpallim gjendjen e gatishmërisë dhe urgjencps për shmangien e problemeve me sigurinë dhe për marrjen e masave të nevojshme ndaj efekteve të mundshme të një lufte në ekonomi, shërbime dhe situatën sanitare", deklaroi Maliki.

Ai nuk dha asnjë detaj specifik mbi masat e marra nga vendi i tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›