E Martë, 3 Nëntor 2026

Turqia regjistron korrikun më të nxehtë në 53 vitet e fundit

Ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ka bërë të ditur se Türkiye ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë në 53 vitet e fundit.

Në llogarinë e tij në platformën sociale X, ministri Kurum tha se temperature më e lartë prej 45,9 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Cizre të provincës juglindore Şırnak dhe temperature më e ulët prej 5,2 gradë Celsius u regjistrua në provincën lindore, Erzurum.

Duke theksuar se nga e hëna e ardhshme pritet rritje e temperaturave, Kurum u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›