Turqit sjellin ne Butrint, intrigen ballkanike
Nga Butrinti
Bardhyl Bejko
Teatri turk, shkel per here te pare ne Butrint. I paraprire nga pershtypjet e vete organizatoreve qe e sollen kete trupe ne festival, veshja dhe ideja se artistet turq, do tregonin nje pjese te historise ballkanike, ate te intriges qe ndeshet ne pushtet dhe ne fe, kudo ku jetojne njerezit, si nje lufte e kahershme mes virtytit dhe vesit, beri qe edhe interesimi per shfaqjen te ishte maksimal.
Shfaqja
Nje loje ansambel. Nderthurjet elegante te veshjes me fjalen, plastikes me muziken, levizjes ne skene dhe vete skenes, nuk e zhgenjyen spektatorin, por bene qe edhe studiues dhe kritike arti, te ishin mjaft vleresues me aktoret nga Turqia. Historia e drames se luajtur gjate mbremjes se merkure, shenonte dhe naten e katert te festivalit "Butrint 2000". Historia e perbashket shumeshekullore mes dy vendeve, beri qe regjisori ta theksonte disa here ne analizen qe i beri vepres se vet. E dramatizuar nga romani me te njejtin emer te njerit prej shkrimtareve me te njohur turq, e perkthyer vitin e kaluar ne Shqiperi, drama evidenton nje sere idesh qe jane aktuale dhe te prekshme, jo vetem nga dje, por edhe ne ditet tona. Aktualiteti pershkon si nje fill lidhes, te kaluaren dhe te sotmen, qe fatkeqesisht pushteti sillet shume here si armik me popullin e vet, ashtu sikunder nenvizohet ideja qe nese ti kerkon ta ndryshosh boten, ose duhet te vdesesh, ose duhet te pershtatesh. Dhe shume here virtyti mbytet mes intrigave te shumta, ashtu sikunder mbytet mes veseve edhe ne kete drame te luajtur me ritme dhe shume elegance, nga teatri qe ka vetem 12 vjet ekzistence.
Vepra
Rreth Dervishit, (personazhit kryesor) sillet gjithnje e keqja, vete vdekja. Nese ne nje veper qe edhe pse sjelle para publikut, tragjedi te egra dhe te tmerrshme, sic jane edhe ato te antikitetit tek "Dervishi dhe vdekja" e turqve, cuditerisht e keqja eshte mbisunduese dhe rreth saj, ndihet pak apo aspak e mira, virtyti, dashuria. Njerez qe vetem intrigojne dhe komplotojne, duke nxjerre "lakuriq" disa te verteta te hidhura te botes qe na rrethon, qe fatkeqesisht ne shtetet e Ballkanit, ndihen edhe me shume. Pikerisht kjo eshte atmosfera qe percjellin aktoret. Kjo eshte edhe vete filozofia qe kerkon te zbertheje regjisori para shikuesve. Romani i adaptuar nga Nebojsa Selimovic dhe regjia e Nurullah Tuncer, me lojen e bukur te aktoreve Nejat Birecik, Koray Onur, Serhat Guzel, Tarik Kaskiner, Deniz Alan, Mehmet Serimer, Mehmet Cevik, Cemal Aldic etj, sollen tek spektatori nje shfaqje, mungesa e te ciles do te shenonte nje zbehje per vete festivalin, sic u cilesua nga shume kritike dhe studiues.
"Shpresoj, te mos jete hera e fundit ne Butrint"
"Eshte e para here qe vij ne Shqiperi", e nis rrefimin regjisori turk, Nurullah Tuncer. E quan nje ardhje qe nuk harrohet. "Jemi ne festivalin nderkombetar te teatrove. Po ajo qe dua te vecoj eshte fakti se, kemi nje histori te perbashket. Shqiptaret e Turqise jane kontribuues te jetes artistike dhe politike ne vendin tim. Po une vet, ndihem i surprizuar nga festivali. Do te ishte enderr qe nje dite edhe ne Turqi, te organizohej nje festival si i Butrintit", shprehet regjisori. Megjithate Tuncer beson se ky nuk eshte bashkepunimi i pare dhe i fundit. Per vepren ai thote, se eshte romani i njerit prej shkrimtareve me te njohur te botes. Shkrimtar turk. "Ka brenda librit, me dhjetera probleme madhore qe mundet te sillen ne skene. Ajo qe pata ne qender te punes time, ishte ideja qe trupa te bente nje loje te kombinuar ku te shkriheshin ne nje, loja e aktoreve, muzika, zberthimi i ideve, veshja, kostumografia ne harmoni me te gjithe filozofine e vepres. Kjo shfaqje eshte dhene edhe ne Bosnje e ne Beograd. Synimi yne eshte te jemi perseri ne Butrint", perfundon Tuncer.
Mirush Kabashi: Me mire vone, se sa kurre
Aktori i njohur Mirush Kabashi, "Sokrati" shqiptar, ishte i pakursyer ne vleresimin e vepres se sjelle ne Butrint nga aktoret turq. "Me mire vone, se kurre", tha Kabashi, duke nenvizuar mendimin e shprehur nga regjisori, se kane ardhur ne Shqiperi shume vone. "Kjo shfaqje me krijoi bindjen se po te mungonte, atehere Butrinti do te mbetej me nje vlere me pak. Vepra kishte shume pika te forta. Harmonia e punes se regjisorit, loja e aktoreve, ritmi i shfaqjes, te gjitha ishin si nje sahat "Omega" per nga funksionimi", vlereson ai. Me tej thekson se veshja shkonte me shfaqjen dhe per me teper, problemet e trajtuara ishin ballkanike. "Keto probleme mbeten aktuale edhe tani, ne shekullin e njezete. Per tere ate qe na sollen, per mesazhin qe morem iu them "Ejvallah", perfundoi Kabashi.
Maks Velo: Me pelqeu, por u ndjeva i tmerruar
E ka ndjekur deri ne fund shfaqjen e trupes turke, por eshte larguar i tmerruar nga shkallet e gurta. Maks Velo, ngre lart interpretimin dhe menyren se si u soll intriga ballkanike nepermjet Dervishit ne skene. "Shfaqja me pelqeu, por nga teatri ika i tmerruar. Vrasje dhe ligesi. Kudo mbisundonte e keqja", tha Velo, i cili duke ballafaquar veprat e tragjedive antike greke, vuri ne dukje se ne to edhe pse ka tragjizem, ka edhe elemente pozitive. "Tek shfaqja turke nuk kishte asgje qe te kundershtonte te keqen. E keqja, vrasja, ishte kudo. Kjo me la shije jo te mire", perfundon ai kritiken.
Kritiku Papagjoni: Shfaqja me e mire turke
Kritiku Josif Papagjoni, e vleresoi shfaqjen turke si me te miren e ardhur ne Shqiperi, e aq me teper qe pervoja e Turqise ne kete leme, nuk eshte shume e madhe. "Shfaqja eshte nje gjetje regjisoriale, per te sjelle para publikut mesazhin e kundershtimit te se keqes dhe e evidentimit te se bukures e te se mires. Ajo qe vecoj, ishte veshja", thote kritiku. Trajtimin e kesaj pjese ai e cilesoi si nje mesazh, qe popujt duan ne krye nje njeri qe e do popullin dhe jo nje qe ta vrase ate, sic ndodh rendom.
"I cuditshmi"
Shfaqja ishte nje vijim i vepres se luajtur ne vitin 1961, "I cuditshmi", po nje veper turke te cilen e interpreton aktori i madh shqiptar Naim Frasheri. Drama dh teatri turk, eshte i mirepritur ne vitet qe vijne ne Butrint, ashtu sikunder teatri shqiptar u kerkua te jete ne Turqi ne ditet e ardhshme, me ftese te perfaqesuesve te trupes turke.