E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti , dje temperatura 44 grade

Vapa eshte ndjere me shume ne Gjirokaster, Berat dhe Kucove ku termometri ne diell ka kapur 44 gradet. Ndersa sipas matjeve te sinoptikaneve temperatura ne hije ne Tirane, ka qene 36.5 grade, ndersa ne jug 39 grade. Sinoptikanet tregojne se vetem ne fundjave mund te kemi nje ulje te temperaturave, por ajo eshte e paperfillshme nje apo dy grade. Fillimi i javes qe vjen rikthen zhegun pervelues me temperatura mbi 40 grade Celsius. Sipas meteorologeve ne disa zona te vecanta, ku temperaturat do te shkojne mbi keto vlera. Dhe jane pikerisht Gjirokastra, Berati, Kucova, Kopliku dhe Shkodra te cilat nga ana klimatike shenojne historikisht vlerat me te larta ne rang territori. Per sa i perket parametrave te eres ajo, do te fryje e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesi maksimale deri 30km/h me drejtim kryesisht perendimor- veri-perendimor. Per pasoje edhe deti, do te kete dallgezim te ulet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›