E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turr veror

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 08:22

Stina e verës është ajo e koncerteve për këngëtarët mbarë shqiptarë.

Këngëtarja Adelina Ismaili vitet e fundit e ka zhvilluar karrierën e saj më së shumti në Zvicër.

Pa lënë pas koncerte të ndryshëm, që ka pasur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vera që ka mbërritur do ta sjellë atë në Malin e Zi dhe pikërisht në qytetin e populluar me shqiptarë, Ulqin.

Për t’i paraprirë këtij sezoni, ajo ka publikuar jo vetëm datat e koncertit, por edhe këto foto të reja që e shfaqin mjaft seksi.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet e zhytur në pishinë me një kapele në kokë, ndërsa tjetra e hipur mbi barkë.

Kjo mënyrë promovimi nuk është e re nga ana e artistes së guximshme, pasi ajo çdo prag vere e ka bërë këtë gjë, duke ofruar foto të nxehta dhe poza joshëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›