Tushaj dhe Jaku debat per mjedisin
Qendra e Informacionit AARHUS organizoi ne Pallatin e Kultures ne Lezhe nje debat mes dy kandidateve per postin e Bashkise se Lezhes Viktor Tushaj i Aleances per Qytetarin dhe Gjoke Jaku i Aleances per te Ardhmen.
Debati u fokusua ne tematika te tilla si hapesirat e gjelbra publike te nevojshme per femijet dhe pensionistet si parqe dhe lulishte grumbullimi perpunimi dhe largimi i mbeturinave urbane sistemimi i ujerave te zeza dhe te bardha si dhe cilesia e ujit te pijshem ndergjegjesimi jo i duhur i qytetareve per mbrojtjen e mjedisit.
Gjate debatit dy kandidatet rivale iu kunderpergjigjen njeri-tjetrit me tone te ashpra ne lidhje ceshtjet mjedisore.
Nga njera ane Viktor Tushaj theksoi se ne vemendje te punes se tij katervjecare ka qene rritja dhe mirembajtja e siperfaqeve te gjelbra per te permiresuar cilesine e jetes se cdo banori dhe premtoi se ne mandatin e tij te dyte do te rrise siperfaqet e gjelbra ne 7 meter katror per banor.
Ndersa nga ana tjeter Gjoke Jaku deklaroi se madje ne keto vite ka patur cenim te siperfaqeve te gjelbra krahasuar me vitin 2007 kur Jaku i dorezoi Tushes postin e kryetarit te bashkise. Sipas Jakut siperfaqet jane cenuar per shkak te dhenies se lejeve te ndertimit.
Gjithashtu nje tjeter pike e debatit ishte edhe sherbimi i pastrimit per te cilin Tushaj vecoi si arritje projektin e grumbullimit te mbeturinave ne menyre te diferencuar ndersa Jaku ngriti zerin per mungesen e ketij sherbimi ne lagjet periferike te qytetit.
Persa u perket problemeve te ujesjelles-kanalizimeveTushaj vuri theksin ne investimet e realizuara dhe ne projektet e hartuara ndersa Jaku u shpreh se vazhdon te kete probleme madhore ne sistemin e kanalizimeve dhe ne furnizimin me uje te pijshem.