E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tv Klan e Andis Harasani, të mërzitur me Ramën pse harroi Konferencën e Pezës

Tv Klan është mërzitur shumë me kreun e opozitës, Edi Rama. Shkak për këtë është bërë fakti pse ai nuk ka kujtuar 69-vjetorin e Konferencës së Pezës.

6 shtatori i këtij viti nuk solli skena gjigande ku nën dritat shumëngjyrëshe ngjiteshin artistë të mirënjohur e të rinj.

Edi Rama dhe e gjithë Partia Socialiste duket se e braktisën datën historike që për ta kishte vlera të rëndësishme për tu përkujtuar.

Vitet e kaluara organizimet nisnin që një ditë më parë, ndërsa shtatori i vitit 2011e gjen Pezën të organizuar në mënyrë spontane nga vetë banorët.

Të vetmet festime u bënë nga vetë banorët, shumica e të cilëve ngrinin pikëpyetje për mungesën e kreut socialist, shkruan Tv Klan.

Edhe deputeti Andis Harasani, njësoj si Tv Klan, është mërzitur shumë me këtë gjë. Nuk e kuptoj dot se përse Partia Socialiste këtë radhë e harroi festen e Pezës, citon Tv Klan Harasanin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›