E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

3 persona punonjës në një karburant në Tiranë u dëmtuan sot pasi një bombol shpërtheu.

Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›