E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tym në avion, dërgohen në spital 11 pasagjerë

Njëmbëdhjetë pasagjerë kanë këkrkuar ndihmë mjekësore në një aeroplan që kishte destinacion Turqinë, pasi tymi kishte nisur të mbushte hapësirën, gjatë një ndalese të planifikuar në Këln të Gjermanisë,- kanë bërë të ditur autoritetet.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se aeroplani Boeing 737 me afër 200 persona në bord që operohej nga XL Airëays ka ateruar në aeroportin e Këlnit nga Hanoveri dhe do të vazhdonte për në Gaziantep në Turqinë juglindore.

“Njëmbëdhjetë persona është dashur të merren me autoambulancë deri në spitalet e rajonit. Të gjithë kishin probleme në frymëmarrje”, thuhet në një deklaratë të njësisë së zjarrfikësve.

Ndërkaq nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet e tymit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›