E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tyson tremb botën: Ndjej se do të vdes shumë shpejt

“Kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time dhe gjithmonë them se data ime po afron, shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Mike Tyson që po bëjnë xhiron e botës. Ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha këto fjalë në podkastin e tij “Hotboxin with Mike Tyson”, duke iu drejtuar mikpritësit të episodit, Dr. Sean McFarland, një terapist i specializuar në problemet e varësisë dhe traumës. Iron Mike është i bindur se koha e tij po mbaron, megjithëse më vonë shtoi: “Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht”.

Tyson foli gjerësisht edhe për paratë dhe efektet anësore të të qenit multimilioner: “Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë vërtet. Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, por kjo nuk është e vërtetë”. Dhe pastaj përsëri një mendim i errët: “Paraja nuk na bën imun ndaj një sëmundjeje apo aksidenti. Paratë nuk të mbrojnë dot nga kjo. A mund të të mbrojë paraja kur hidhesh nga ura?”, përfundoi duke lënë fansat e tij dhe jo vetëm të shqetësuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›