E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ferrari, Red Bulli e Mercedesi, në garë për triumfin e radhës

Kundër Verstapenit dhe kundër traditës. Një mision dyfish i ndërlikuar, ky që e pret Charles Leclercun dhe Ferrarin në këtë fundjavë në garën e Francës. Pas suksesit në Çmimin e madh të Austrisë, ferraristi duhet të fillojë të ngushtojë diferencën prej 38 pikësh në renditje ndaj liderit Max Verstappen. Si dhe t’i japë një pikë kthese historisë së këtij botërori në favorin e vet, pikërisht me garën e dytë të shtëpisë së vet, pas asaj në Montecarlo. Deri tani Leclercut nuk i ka ecur fare si në Monaco ashtu edhe në Francë. Garat këtu kanë qenë pronë e Verstappen. Ndaj duhet një pikë kthese për pilotin e Ferrarit edhe këtu në Francë. Dy fitore radhazi tregojnë për një Ferrari të ringjallur.

Me fundjavën e vetme të pushimit në një korrik të ndezur nga katër gara, në pesë të dielat e tij, F1 kthehet në pistën Le Castellet për raundin e 12-të të Kampionatit Botëror, i parafundit para pushimit veror. Por cirkuiti francez, nuk është një nga qarqet më të pëlqyera nga pilotët dhe publiku. Në këtë garë, nga ajo e Austrisë, kuotat e Ferrarit janë rritur, në sajë të një Leclercu, autor i tre parakalimeve ndaj rivalit të tij Max Verstappen. Gjithashtu, makinat janë nën vëzhgimin e FIA-s për reagimin e tyre në ndryshimet që duhet të bëjnë për të eliminuar efektin porpoising, vibrimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›