E Diel, 1 Nëntor 2026

U-19 Shqiperi barazon pa gola me Qipron

Kombetarja e Shqiperise U-19 e cila mori pjese ne takimet eliminatore te Kampionatit Europian per 19-vjecaret te zhvilluar nga data 6 deri me 13 tetor ne Belgjike ka zhvilluar dje ndeshjen e fundit ne grup. Ne kete ballafaqim i cili ishte i treti radhazi ne stadiumet belge kuqezinjte e drejtuar nga Ramadan Shehu kane pasur perballe Kombetaren e Qipros. Pas dy humbjeve 0 me 6 ndaj Anglise dhe 0 me 2 ndaj Belgjikes Shqiperia arriti te marre piken e pare permes nje barazimi te bardhe pa gola 0 me 0.

Formacioni i Shqiperise ne kete ndeshje ishte ky Kushtrim Abdullahi portier Xhulio Pulaj Antonio Marku Hamels Hoxha Renald Shehu Ariel Shtini80Francesko Jazexhi Edon Hasani kapiten Emiljano Musta Eni Imami Florind Bardulla Albi Kuci.

Duke iu referuar kronikes se percjelle nga faqja zyrtare e UEFA-s dallohet qarte se kuqezinjte tane kane qene gjate te gjithe takimet superior ndaj qiprioteve gje te cilen e vertetojne edhe rastet e panumerta per shenim. Megjithate ne perfundim te ndeshjes perfshire edhe tre minutat shtese edhe pse te gjitha shanset ishin per nje fitore te Shqiperise rezultati ka qene vetem 0 me 0. Ne kete menyre Shqiperia pas tre ndeshjesh me vetem nje barazim te marre eshte renditur ne vendin e fundit me 1 pike ne kuote te barabarte me Qipron edhe ajo me 1 pike por me gola te pesuar me pak se Shqiperia.

Interesante ka qene lufta sportive per kreun e ketij grupi ku Anglia dhe Belgjika te cilat vinin qe te dyja pas dy fitoreve radhazi kane vijuar ne barazim 1 me 1 gjate te gjithe ndeshjes por qe ne limitin e krejt ndeshjes belget kane shenuar golin e fitores duke marre kryesimin e grupit.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 14 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›