Racizmi i malazezit Radonjic dhe kosovari Nallbani

Ne Shkoder ka nje ceshtje. Madje edhe jo e vogel e cila ka kohe qe lakohet jo pak ne opinionin sportive shkodran. Behet fjale per ceshtjen Nallbani. Kosovari i cili prej tre vitesh figuron lojtari titullar nder me kryesoret e formacionit kuqeblu eshte injoruar teresisht nga trajneri malazez Mojash Radonjic. Mjafton per te permendur faktin se kosovari ne gjashte jave kampionat dhe ne po aq ndeshje miqesore ne prag te kampionatit nuk eshte aktivizuar as edhe nje minute ne fushe kupton se ketu ka dicka qe nuk shkon. Qendrimi i tij ne hije ka marre jo pak nga komentet ne qytetin verior qofte ne qarqet e specialisteve te futbollit por edhe ne radhet e tifozerise qe ne Shkoder tradicionalisht ne te tilla raste temat ne fjale jane pak me te ndjeshme. Me se shumti ceshtja Nallbani eshte bere pjese e analizave te shumta edhe ne mediat lokale te cilat mosaktivizimin e kosovarit e kane argumentuar si nje tip racizmi te teknikut malazias Mojash Radonjic.
Ndonese nga ana e drejtuesve te klubit apo e vete stafit teknik ka pasur perpjekje ta kundershtojne nje akuze te tille per hir te se vertetes ne opinion vazhdon te jete serishmi nje bindje e tille. Nderkohe gjithnje duke u perpjekur ti bejne balle kritikave te drejtperdrejta sidomos ne panelet e emisioneve sportive te televizioneve lokale pjesetare te stafit kuqeblu kane permendur edhe ndonje problem demtimi qe futbollisti ne fjale ka pase kohet e fundit qe sipas tyre ka qene kjo arsyeja e mosaktivizimit te tij.
Vete futbollisti Ilir Nallbani qe me kulturen dhe urtesine qe e ka karakterizuar gjate te gjithe kohes qe i ka sherbyer Vllaznise eshte perpjekur te qendroje sa me larg mediave ndaj komenteve qe beheshin per te. Megjithate edhe pse ne te vetvete duket se dicka ruan dhe e mundon jo pak ne kete aspekt qe ndoshta edhe mund ta thote disi me vone ai pohon se ne te vertete e ka pasur nje lendim te lehte ditet e fundit por ai ka qene i perkohshem dhe nuk ka pse te jete argument i menjanimit te tij nga aktivizimi ne fushen e lojes.
Demtimi ka qene i dy javeve te fundit nderkohe qe gjate te gjithe periudhes tjeter kame qene ne formen me te mire sportive por nuk me eshte dhene asnje hapesire per tu aktivizuar thote kosovari i cili shprehe shqetesimin e nje qendrimi te tille aq me teper kur nuk ka marre asnje sqarim nga ana e teknikut Radonjic per qendrimin qe mban ndaj tij. Rasti ne fjale eshte me te vertete per tu pasur ne vemendje sepse nuk behet fjale per nje futbollist dosido por per nje lojtar te afirmuar jo pak ne kampionatin shqiptar fillimisht me klubin e Elbasanit e me pas ate te Vllaznise.
Ne te kater vitet e aktivizimit nuk i ka munguar asnje jave formacionit si titullar ne fushen e lojes. Titullar edhe ne kombetaren e Kosoves por i grumbulluar edhe nga kombetarja shqiptare ne kohen e Oto Baricit madje me preference jo te vogla ndaj tij. Perpos kesaj Ilir Nallbani fale formes mjaft te mire sportive gjate te gjithe periudhes se sezonit te kaluar futbollistik ka qene ne vemendje te menaxhereve te futbollit per nje transferte te mundshme ne kampionatet e huaja me se shumti ne ate te Turqise por qe per nevoja te Vllaznise drejtuesit e klubit shkodran nuk e kane lejuar nje gje te tille.
Dhe befas nje lojtare i parametrave te tilla perfundon ne stol. Dhe me e keqja pa asnje lloj sqarimi. Kjo eshte me te vertete nje ceshtje jo e vogel e Radonjicit por qe ne te njejten kohe lidhet drejtperdrejt edhe me fatet e futbollit shkodran i cili realisht nuk po kalon momente te mira. E gjitha kjo e do nje sqarim. Me se paku nese vertet Radonjic ka argumente bindes per qendrimin qe mban ndaj Nallbanit ai duhet te flase. Edhe pse profesionalisht ndoshta nuk e ndjen nje gje te tille te pakten te mendoje per vete per te hequr qafe ate barre jo te vogel qe i peshon personalitetit te tij kur ne Shkoder e akuzojne per racist.
Gasper MARKU
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 14 Tetor 2010