U-21, Mal i Zi - Shqipëri, më 2 maj 2007

ASA (Albania Sport Agency)- Shqipëria U-21, më 2 maj 2007, do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. Kundërshtari i kuqezinjve të "vegjel" do të jetë Mali i Zi. Ndeshja testuese do të zhvilllohet në Malin e Zi.
Shpresat e Bushatit kane zhvilluar deri tani 3 ndeshje miqësore ndërkombatare, dhe të treja jashtë Shqipërisë: me Turqinë 0-2(në Stamboll), me Greqinë 3-1(në Athinë) dhe Maqedoninë 0-1 (në Manastir).
Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin 1 së bashku me Italinë, Kroacinë, Greqinë, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe për Kampionatin Europian U-21, finalet e të cilit do të zhvillohen në Suedi në qershor të vitit 2009.
Shqipëria U-21 ka shumë mundësi të luajë një miqësore luksi me homologët e tyre anglezë, më 22 gusht 2007. Takimi do të luhet në Angli.