U-21, shpallet lista e kandidatëve

Në datat 6-7 nëntor do të zhvillohet një grumbullim stërvitor me Kombëtaren U-21 të drejtuar nga trajneri Artan Bushati, që ka përcaktuar edhe listën e 25 lojtarëve që do marrin pjesë në këtë grumbullim të radhës. Edhe pse nga media ishin përmendur emrat e lojtarëve të tillë si Mërgim Mavraj, Jahmir Hyka apo dhe Labinot Haliti ata nuk janë në listën "Bushati". Trajneri Oto Baric në fillim të muajit dhjetor në datat 4 deri 10 do të jetë i pranishëm në një grumbullim të ekipit kombëtar U-21 të kerkuar nga vetë ai. Në ketë grumbullim qëllimi kryesor është përzgjedhja e kandidateve të rinj për kombëtaren "A". Grumbullimin e fundit të kombëtares U-21, Bushati e kishte bërë më 2 tetor, dhe në të morrën pjesë këta lojtarë: Alban Hoxha, Festim Miraka, Daniel Ramazani, Alsid Tafili, Bledion Guga, Nevian Cani, Elis Bakaj, Renato Arapi, Dritan Smajli, Gilman Lika, Xhavehir Sukaj, Olgert Stafa, Jetmir Sefa, Gerhard Progri, Nertil Ferraj, Ilirjan Caushaj, Briken Stafsula, Arian Dore, Spartak Ymeri, Rendaldo Llosi, Edi Beqiri, Klodian Semina, Arvist Gjata, Leonard Saja dhe Arbër Aliu. Në listën e re, mungojnë thuajse me shumë se 60 % e tyre.
Ja dhe lista për grumbullimin e 6-7 nëntorit
1 Olsi Bishani,Vllaznia
2 Alban Hoxha, Turbina
3 Stivi Frasheri, Skënderbeu
4 Andi Lila, Besa
5 Sejdi Guri, Vllaznia
6 Arben Likmetaj, Erzeni
7 Rigert Hysko, Tomorri
8 Armando Rreshketa, Vllaznia
9 Burim Kabashaj, Vfr Friesenheim
10 Renato Arapi, Besa
11 Florian Bodurri, Elbasani
12 Erjon Gjata, Shkumbini
13 Renaldo Dhosi, Pelopas Qato-Greqi
14 Marsel Rushani, Apolonia
15 Besmir Arifaj, Flamurtari
16 Jorgo Qipi, Skenderbeu
17 Denis Nica, Erzeni
18 Mirsad Gruda, Beslidhja
19 Saimir Goga, Ada
20 Leridon Leci, Elbasani
21 Spartak Ymeri, Roka Klab-Greqi
22 Ndricim Shtupina, Vllaznia
23 Erando Karabeci, Partizani
24 Arton Asani, AC Flridsdorfer
25 Frensis Rrapo, Skenderbeu