Platini: “Jepjani “Topin e Artë” Bufonit”

"Topi i Artë" duhet të shkojë te një futbollist i Italisë. Unë do t'ia jepja Bufonit dhe kështu Jashin do të kishte një pasues në pemën e artë. Do ta meritonte edhe Kanavaro, që ka bërë një Botëror të madh". Ky është mendimi i Mishel Platinisë, kandidatit për presidencën e UEFA-s i publikuar në gazetën e mirënjohur spanjolle "AS". Në "pole position" është Xhanluixhi Bufon, portieri i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, një pasues i denjë i Lev Jashin, portierit të vetëm që e ka fituar deri tani cmimin prestigjioz të revistës franceze "France Football".