E Hënë, 2 Nëntor 2026

Napoli mposht Empolin dhe kthehet në -3 nga Interi

Napoli iu përgjigj fitores së Interit duke mposhtur Empolin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 32-të të Serisë A, duke u rikthyer në -3 nga zikaltërit. Në Maradona ishte një mbrëmje gala për Scott McTominay dhe Romelu Lukaku, protagonistë absolutë në suksesin e formacionit të Conte-s.

Në minutën e 18-të, një pasim në mesfushë nga qendërsulmuesi belg i hapi dyert skocezit për të shënuar golin e parë të sfidës. Në fillim të pjesës së dytë, vetë Lukaku gjeti golin e 2-0 në minutën e 56-të, dhe pesë minuta më vonë ai u shfaq sërish si asistues për McTominay(doietë) për rezultatin përfundimtarë 3-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›