U arratis nga burgu i Trikalas, vritet në shkëmbim zjarri me policinë Marian Kola
Pas një përleshjeje të ashpër sot herët në agim në zonën e Sulit në Greqi është vrarë nga policia greke i arratisuri nga burgu i Trikalas, Marian Kola.
Mediat greke njoftojnë se shkëmbimi i zjarrit ndodhi sot herët në agim pranë fshatit Vrosina të Sulit, ndërsa i arratisuri tjetër, Ilir Kupa arriti të shpëtojë sërish.
Ka rreth 20 ditë që ndjekja policore për Marian Kolën dhe bashkëpunëtorët e tij po vazhdon pa ndërprerje dhe sot në mëngjes forcat policore ranë në gjurmë të dy të kërkuarve.
Sipas mediave, kur shqiptarët e pikasën se po ndiqeshin nga policia beteja u bë shumë e ashpër. Nga plumbat e shqiptarëve mbeti i plagosur një polic i cili u dërgua në spital.
Kujtojmë se shqiptarët të armatosur kanë javë të tëra që enden në zonat malore pranë kufirit, në pamundësi për t’u arratisur e për të hyrë në tokën shqiptare. Ata vodhen disa automjete dhe i braktisën ato për të humbur gjurmët.
Marian Kola akuzohet si përgjegjës për vrasjen e 25 vjecares Katerina Zogali dhe policit 37 vjecar.
(Vijon)