E Enjte, 5 Nëntor 2026

U arrestua me Fredi Belerin, gjykata lë në burg Pandeli Kokoveshin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për Pandeli Kokoveshin, i cili u vë në pranga së bashku me kandidatin e opozitës për Himarën, Fredi Beleri.

Të dy akuzohen për shitblerje votash, ndërsa u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e së premtes.

Pandeli Kokoveshi u dërgua në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” me ambulancë nga Vlora, pas shkak të problemeve me zemrën.

Masa e sigurisë po ashtu i është komunikuar në spital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›