U arrestua me urdhër të SPAK, sot seanca për Veliaj, bashkëshorten e tij dhe biznesmenët

Sot, më 12 shkurt 2025, në orën 08:30, do të nisë në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masave të sigurimit personal për tetë të pandehurit e dosjes, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe biznesmenin Elman Albule.
Ata do të paraqiten së bashku me pesë biznesmenë shqiptarë, të akuzuar për bashkëpunim në veprime të paligjshme me Veliajn.
Përveç të pandehurve, në gjykatë do të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila ka një masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Ky grup akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Po ashtu, është ngritur një hetim ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, për lidhje me këtë çështje.
/vizionplus.tv