U arrestua për mashtrim, lirohet avokati: Dua 200 mijë euro dëmshpërblim
TIRANE - "Arrestimi im është një inskenim i turpshëm nga segmente të politizuara të Policisë së Shtetit". Bardhi Koçi, avokati që përfundoi në pranga, pas dyshimeve për mashtrim, por që do të lirohej pak orë më vonë nga prokuroria, hedh akuza të rënda për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Mbrojtësi ligjor pretendon se drejtuesit e Komisariatit Nr.3, janë hakmarrë ndaj tij, për shkak se vite më parë është përplasur me ta. Në një intervistë për "GSH" Bardhi Koçi shprehet se do të kërkojë dëmshpërblim moral në shumën e 200 mijë eurove, si dhe e cilëson ndalimin e tij, një goditje e fortë që i bëhet komunitetit të avokatëve në vend…
Z.Koçi tri ditë më parë u arrestuat nga policia pas dyshimeve se kishit marrë rrufshet nga një qytetar, duke i premtuar leje ndërtimi, por tashmë jeni i lirë. Si ndodhi që u liruat?
Prokuroria e cilësoi të paligjshëm arrestimin tim dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm. Fakti për të cilin akuzohem nuk qëndron. Gjithashtu, dua të theksoj se ka shkelje të rënda proceduriale, duke përmendur këtu vetëm një fakt, që personi që më ka kallëzuar, është nga Vlora, ka prona në Vlorë dhe në mënyrë të çuditshme zgjedh Komisariatin Nr.3 për të më kallëzuar mua. Ka dhe plot shkelje të tjera ligjore.
Policia deklaroi se ju u kapët në flagrancë. Si qëndron e vërteta?
Arrestimi im është një inskenim i turpshëm nga segmente të politizuara të Policisë së Shtetit. Konkretisht të krerëve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë, të cilët kanë një të kaluar të dyshimtë në qenien e tyre në detyrë.
Çfarë doni të thoni me këtë?
Krerët e këtij komisariati janë të inkriminuar dhe janë përdorur nga persona të caktuar që kanë patur si qëllim që të më dëmtojmë mua si person, moralin tim dhe imazhin e studios ligjore që unë drejtoj.
Do t'i denonconi faktet në prokurori?
Unë kam përgatitur një kallëzim penal për drejtuesit e Komisariatit Nr.3, për shpërdorim detyre. Policia jonë është e paaftë, po merr në qafë dhe njerëz të pafajshëm. Kur ma bëjnë mua një gjë të tillë që jam njohës shumë i mirë i ligjit, imagjino çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.
Ju deklaruat se jeni dëmtuar moralisht nga arrestimi. Do të kërkoni dëmshpërblim, siç është bërë e udhës kohët e fundit?
Po, natyrisht që do të kërkoj dëmshpërblim në shumën e 200 mijë eurove. Nga arrestimi jam dëmtuar moralisht si dhe më është dëmtuar rëndë imazhi i studios.
Cila është marrëdhënia juaj me njeriun që ju denoncoi?
Nuk kam asnjë lidhje me kallëzuesin. Unë jam avokat i familjes Bedini, i kam përfaqësuar në gjykime për problemet e tyre civile dhe i kam fituar proceset.
Do vijoni ta ushtroni profesionin e avokatit?
Absolutisht po, është profesioni me fisnik, që t'u shërbesh njerëzve për t'u zgjidhur hallet dhe shqetësimet që janë jo të pakta.
Çfarë mendoni, si ndikon arrestimi i një mbrojtësi ligjor në komunitetin e avokatëve në vend?
Natyrisht që e dëmton rëndë imazhin, por, për fat unë kam patur mbështetjen e të gjithë kolegëve avokatë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)