E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua për vjedhje dhe ndërroi jetë në spital, flet i afërmi i 27-vjeçarit: Kërkojmë drejtësi, kush ja mori jetën djalit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital një 27-vjeçar, i cili ishte arrestuar më 12 prill të 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2. në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe familjari i tij. Ai është shprehurn se kërkojnë drejtiësi për Jani Rustemin. I afërmi i 27-vjeçarit u ka bërë thirrje institucioneve që ngjarja të hetohet dhe te zbardhet shkaku i vdekjes sëtë riut.

“Quhem Lulëzim Mehmeti, jam dhëndri i Jani Rustemit. Ne si familje kërkojmë të drejtën se kush ia mori jetën djalit. Ne si familje kërkojmë të drejtën e atij djali 27-vjeçar, se kush ai mori jetën. Se ja mori jetën shteti a një individ nuk e dimë. Për një tapet që u arrestua, a për një palë atlete,e arrestuan dhe përfundoi në koma për një muaj dhe sot ndërroi jetë. I kërkoj kryeministrit Rama dhe të gjitha institucioneve ta gjejnë personin kush ia ka bërë këtë, kush ia mori jetën. Nëse shteti nuk merr masa, komuniteti rom do ta marrë vetë drejtësinë në dorë.

Ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor, thjesht ka qenë përdorues hashashi. Ai nuk ka përdorur asnjëherë as metadon as heroinë, edhe sikur të kishte marrë 20-30 mg, ajo nuk do e kishte vendosur në koma. Mua që ditën e parë mjekët më thanë që i kishin dhënë metadonin. Ne kemi dyshime ndaj kërkojmë të dali e vërteta, pasi ai u kap shëndoshë e mirë. Nuk e dimë se kush i kam dhënë këtë dozë, se një mjek, se një policë nuk e dimë. Nuk e dimë se as kush ka qenë ai mjek që e ka kuruar. Do e kërkojmë të drejtën tonë deri në Strasburg, familja e tij po e vajton në shpi, nuk e dimë se çfarë ka ndodh në të vërtetë”, tha Lulëzim Mehmeti.

Kujtojmë që 27-vjeçari Janin Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. Mirëpo pesë ditë pas arrestimit, më 17 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Nëna e tij disa ditë më parë ka thënë se Policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo është shprehur se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›