E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe atlete, ndërron jetë në spital 27-vjeçari në Tiranë (EMRI)

U arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe atlete, ndërron

Ka ndërruar jetë në spital, i riu nga Tirana që ndodhej në koma, pasi u arrestua nga policia më 12 prill të 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2.

27-vjeçari Janin Rustemi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. Mirëpo pesë ditë pas arrestimit, më 17 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Nëna e tij disa ditë më parë ka thënë se Policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo është shprehur se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

Në lidhje me këto pretendime, më 2 maj Policia e Tiranës ka dhënë sqarim duke thënë se po hetojnë shkaqet e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij në ambientet e burgut.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›