E Shtunë, 31 Tetor 2026

U bene korridor na peshtynin dhe na qellonin

Policet krijuan nje korridor rreth 15-20 metra te gjate te vendosur ne dy rreshta paralele dhe na futnin ne mes duke na qelluar dhe peshtyre secili prej tyre me rradhe nga i pari tek i fundit...
Vazhdojne te vijne deshmi te terrorit te ushtruar nga policia e shtetit ndaj qytetareve te protestes antiqeveritare te 21 janarit. Deshmia e mesiperme eshte dhene nga nje prej te ndaluarve me grupin e 113 te arrestuarve te pare te cilet jane liruar me pas nga Gjykata per mungese provash Olsi Peshtanaku.

Rreth 50 prej tyre kane dorezuar padite ndaj policise nderkohe qe pergjegjesit e kesaj dhune qe te kujton sjelljen e paramilitareve te Arkanit ndaj kosovareve nuk do kalojne ne heshtje pas qetesimit te situates. Olsi ka deshmuar se i jane grabitur nga policet edhe rreth 10 mije leke te reja qe ka patur me vete.
Ai nuk eshte i vetmi. Dhjetera te ndaluar te tjere kane deshmuar se jane rrahur egersisht jane fyer ne menyre brutale nga policet e shtetit qe paguhen me taksat e shqiptareve u jane vjedhur me pas sende personale perfshi syze dhe celulare. Kur kane shkuar ti kerkojne policet u kane thene shkoni kerkojini ne proteste.

Prinderit e Markelian Saliko nga Permeti i kane thene dje Shekullit se kerkonin prej kater ditesh djalin e tyre te marre nga policia ne proteste dhe e kane gjetur vetem dje te flakur ne nje burg te Mine Peza nderkohe qe zyrtaret e policise i kane percjelle dhe genjyer duke i shetitur nga komisariati ne komisariat sic kane bere me shume te aferm te te ndaluarve te tjere.
Avokati i Popullit ne raportin kritikues ndaj Ministrise se Brendshme dhe institucioneve ne vartesi te saj policise ka theksuar me ne fund hapur se veprimet e policise diten e demonstrates ndaj protestuesve kane qene te paligjshme.

Pervec kesaj sipas raportit te avokatit te Popullit qe tashme eshte administruar ne dosjen hetimore nga prokuroria komisionaret i kane cilesuar veprimet e policise duke qelluar me gure ndaj demonstruesve si veprime primitive dhe jo ligjore.
Ne asnje shtet te botes dhe ne asnje rregullore apo ligj ne fuqi ne Shqiperi nuk eshte e lejuar qe policia ti kunder pergjigjet demonstruesve me gure sic bene forcat e nderhyrjes se shpejt diten e demonstrates. Ata duhet te perdornin ne rastet e vetembrojtjes sic perdoren shkopinjte e gomes gazin lotsjelles apo edhe sende te tjera te parashikuar ne ligj dhe rregullore por asnjehere me gur-thuhet nga burimet e prokurorise duke iu referuar raportit te Avokatit te Popullit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›