E Martë, 3 Nëntor 2026

U bllokuan në pikën turistike të Bogës, policia shpëton 5 alpinistët, 1 i lënduar

Pas 12 orësh kërkim-shpëtim, Policia në Malësi të Madhe iu ka ardhur në ndihmë grupit të aplinistëve të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren malor në Bogë, pasi një prej pjesëtarëve të grupit kishin thyer këmbën.

Pesë aplinistët prej ditës së djeshme (4 shkurt) kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”,

26-vjeçari që kishte dëmtuar këmbën është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.      

“Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.       

Rreth orës 16:50, të datës 04.02.2024, është marrë njoftim se një grup prej 5 alpinistësh shqiptarë  kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”, Bogë, pasi njëri prej tyre kishte dëmtuar rëndë këmbën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›